<
x
Kohështrirja Llogaria
Qendra e Ndihmës
Jemi këtu për të ju ndihmuar!
Krijimi i llogarisë

Për të hapur një llogari në Frixton Games klikoni në linkun https://www.frixton.games/register.
Krijimi i llogarisë është falas dhe nuk kërkohet asnjë formë pagese për ta hapur atë.

Të dhënat që ne kërkojmë nga ju për tu regjistruar janë:

  • Emri
  • Mbiemri
  • Emri Identifikues* (Username) - Duhet të jetë patjetër unik. Ju mund të zgjidhni një nga sugjerimet që ju shfaqen si kombinim i emrit dhe mbiemri tuaj ose ju mund ta shkruani (sipas dëshirës tuaj)*. Ky do të jetë emri juaj publik dhe të gjithë mund ta shohin si në platformë ashtu edhe në lojërat që ju do të luani. 
  • Adresa Elektronike (E-mail) - Emaili duhet të verifikohet në mënyrë që ju të shfrytëzoni të gjitha shërbimet tona pa kufizime.
  • Fjalëkalimi - Zgjidhni një fjalëkalim unik që nuk e përdorni në asnjë llogari tjetër online. Ne nuk mund ta kthejmë apo të kemi qasje për ta parë atë në rast se ju harroni atë, por, ju mund të kërkoni për një fjalëkalim të ri (përmes emailit të llogarisë Frixton Games).
  • Pajtimi me Rregullat & Kushtet tona.

* (Emri Identifikues/Username është i mbrojtur për të gjithë ata të cilëve ju keqpërdoret emri duke u shtirur si përsoni që emitohet)

Njoftimet
Shëno të gjitha si të lexuara
Nuk ka njoftime të reja!