Ju mund të paguani me këto lloje të kredit kartelave:
- Visa
- Mastercard
- American Express
- Discover & Diners
Nëse jeni duke paguar nga Kosova (XK) dhe nuk ju lejon ta zgjidhni Kosovën (XK), në këtë rast ju duhet ta zgjedhni shtetin e Shqipëris / Albania (AL) në mënyrë që të mund ta procesoni pagesën.
Tek linku: frixton.games/f-coins zgjidhni njërën paketë që dëshironi dhe ndiqni hapat për të kryer pagesën. Pasi pagesa të kryhet me sukses në llogarinë tuaj shtohen po aq F-Coins sa ka ofruar paketa e përzgjedhur nga ju.
F-Coins funksionon si vlerë virtuale monetare në Frixton Games. Prandaj blerjet në Frixton Games dhe në lojrat përkatëse duhet të bëhet me F-Coins.
F-Coins nuk mund të tërhiqen si para, F-Coins mund të shfrytëzohen vetëm për blerje brenda Platformës.
Rimbursimi i F-Coins nuk lejohet dhe pas blerjes së paketave procesi është i pakthyeshëm.
Për momentin F-Coins nuk mund të transferohen nga një llogari në tjetrën.