<
x
Kohështrirja Llogaria

Rregullat dhe Kushtet

Modifikuar me: 05/09/2022

Frixton - është kompani e specializuar në shumë fusha të teknologjisë si për shembull në zhvillim webi, ndihmë IT, UI/UX dizajn, dizajn grafik si dhe shumë sfera të ndryshme të IT’së. 


Frixton ka krijuar platformën Frixton Games si dhe lojën Pishpirik. Gjitha produktet e zhvilluara nga Frixton si për shembull Frixton Games si dhe Pishpirik janë falas për tu përdorur, por, në raste të ndryshme për ta bërë më interesante lojën apo platformën do të ketë edhe shërbime që kërkojnë pagesë e ndër to hynë: postimi me linqeve në platformën Frixton Games, dizajne apo efekte të ndryshme, por, të gjitha këto shërbime nuk janë me patjetër ti përdorni.


Të hyrat tona do të varen nga reklamat e ndryshme dhe shitjeve të F-Coins tek përdoruesit, ku ju do të pranoni që ne të ju shfaqim reklama të ndryshme në platformë çdo herë duke ju përmbajtur rregullave në shtetin e Kosovës. Ne do të mundohemi ti kombinojm të dhënat tua për të shfaqur reklamat të cilat ju interesojnë më shumë.


Të dhënat tua nuk do të shiten asnjëherë në asnjë kompani apo person nga ne. Në rast se ndërrohet pronësia e kompanisë, do të lajmëroheni dhe rregullat do të varen nga pronari i ri i kompanisë.


Ne nuk do të mbajmë asnjë përgjegjësi në rast se të dhënat e kompanisë Frixton hakohen, por, ne do të mundohemi çdo herë të mbrojmë të dhënat tua me resurset tona në dispozicion dhe do të udhëzoheni nga ne se çfarë të bëni më tutje për ta mbrojtur llogarinë tuaj.


Si i marrim dhe shfrytëzojmë të dhënat tua, ne posedojmë sektorin Politikat e Privatësisë, ku mund të lexoni më në detaje.



Ne si Frixton në platformën tonë Frixton Games apo në cilen do platformë web ose app, do të bëjmë përditësime për ta bërë platformën edhe më interesante apo shtuar siguri më shumë. Ju do të duhet të keni versionin e fundit në mënyrë që të vazhdoni me përdorimin e platformës si dhe produkteve tona në të.



  1. Çfarë ju ofrojmë Ne

    Në platformën tonë Frixton Games, ju mund të krijoni llogari, të shtoni shoqëri dhe të luani Pishpirik së bashku me shoqërin tuaj apo përdorues të rastësishëm që janë pjesë e platformës Frixton Games.
    Pasi të verifikoni llogarinë tuaj, ju do të mund të shfrytëzoni të gjitha shërbimet në dispozicion të platformës Frixton Games. Ju gjithashtu do të mund të merrni pjesë edhe në turnire që do të mbahen në platformën tonë. Secila nga lojrat në platformë i ka rregullat e veta për të marrë pjesë në turnire.

    Privatësia e postimeve në kohështrirje do të ndahet në dy grupe: Publik dhe Privat. 
    • Me postim publik nënkuptojmë që të gjithë përdoruesit mund të shohin atë dhe të ndërveprojnë me të në kohështrirjen publike, por, jo në kohështrirjen e profilit privat të përdoruesit. 
    • Postimin privat mund ta shohin vetëm ndjekësit e autorit të postimit.

    Ne si platformë nuk do të mbajmë përgjegjësi për asnjë lloj të postimit që do të krijohet nga përdoruesi, por, ne do të ndëshkojmë këdo që thyen rregullat e postimit. Ju si përdorues nuk keni të drejtë të postoni apo të dërgoni në bisedë: pornografi, terrorizëm, gjuhën e urrejtjes, ngacmimet seksuale, kërcënimet e dhunës apo përmbajtje që nuk është krijim i juaji, pra, ne do të marim masa ashtuqë llogaria juaj do të fshihet përgjithmonë dhe nuk do të mund ta ktheni më dhe gjithqka që ndodhet në llogari do të fshihet, si dhe në raste të kërcënimit apo raste të ngjashme do të lajmëroheni në polici. Ju si përdorues do të keni mundësi të raportoni çdo postim dhe ne si Frixton do të marrim masa për ta kontrolluar raportimin tuaj dhe do ju njoftojmë për statusin.


  2. Çfarë kërkojm nga ju

    Të gjitha veçoritë që ne i kemi krijuar për ju dhe pa pagesë për të shfrytëzuar platformën tonë, ne kërkojmë nga ju që të mbani përgjegjësi dhe të jeni korrekt në:
    • Emri dhe Mbiemri.
    • Të dhënat e juaja të jenë të sakta.
    • Ju duhet të posedoni vetëm një llogari me emrin tuaj.
    • Përdorimi i kohështrirjes është përgjegjesi e juaja personale dhe në akordim me rregullat e Frixton Games.
    • Të dhënat e juaja personale të platformës, të mos ndahen me askënd pasi që ne nuk kemi kontrollë në rast se llogaria juaj mbyllet.
    • Të dhënat e juaja duhet të jenë të sakta dhe të përputhen me të dhënat e shtetit në rast të tërheqjes së shpërblimit nga turniri që keni marrë pjesë.
    • Ju nuk do të mund të merrni pjesë në platformën tonë si dhe në produktet tona nëse jeni nën moshën 13 vjeçare.
    • Ju nuk do të mund të merrni pjesë në platformën tonë si dhe në produktet tona nëse krijohet llogari në emër të dikujt nën moshën 13 vjeçare.
    • Ju nuk do të mund të merrni pjesë në platformën tonë si dhe në produktet tona nëse keni histori të rëndë kriminale (psh. vrasës, dhunë seksuale, urrejtje ndaj racave apo orientimit seksual etj).
    • Nuk do të mund ti përdorni të njejtat të dhëna në rast se ju kemi fshirë njëherë llogarinë e juaj pasi keni shkelur rregullat.
    • Nuk do të mund ta përdorni platformën tonë Frixton Games nëse ju keni shkel ligjin dhe jeni ndëshkuar nga Frixton Games.


  3. Çfarë mund të shpërndani ju

    Të gjitha postimet të cilat janë në përputhshmëri të platformës Frixton Games si dhe të gjitha shpërndarjet që i bëni në platformën tonë e që janë në përputhshmëri me platformën Frixton Games ju nuk do të penalizoheni për to, por, ju do të penalizoheni nëse:
    • Çdo gjë që është në kundërshtim me rregullat tona.
    • Çdo gjë që është e jashtëligjshme: (mashtrim, diskriminim, gjuhë urryese ndaj cilësdo gjini, racë apo orientim seksual.
    • Çdo gjë që shkel të drejtat e cilit do përdorues (psh. një prej tyre, përdorimi i identitetit të dikujt tjetër pa autorizimin e përsonit në fjalë).
    • Çdo tentim i shpërndarjeve të virusëve kompjuterik apo çdo gjë që e mundëson ndaljen e përdorimit të platformës për përdoruesit tanë.
    • Çdo tentim për marrjen e të dhënave personale të përdoruesve tanë pa aprovimin tonë.
    • Tentim per marrjen e të dhënave personale të përdoruesve tanë pa aprovimin tonë.

    Me pranimin e Rregullave dhe Kushteve ne do të shfrytëzojmë profilin tuaj për marketing, listim në tabelën javore si dhe çdo aktivitet që ju bëni në platformën tonë Frixton. Ne i mbajmë të drejtat autoriale për cdo gjë që ne e krijojmë për ju dhe nuk lejohet asesi të përfitoni nga krijimet tona.


  4. Kushtet shtesë

    Rregullat dhe Kushtet tona do të përditësohen me kohën, çdo herë kur ne do të bëjm ndonjë ndryshim të tyre ne do të dërgojmë një përditësim (update) tek të gjithë përdoruesit që ti njoftojmë për to, pra, në rast të ndryshimit të tyre nga ana jonë, ju do të duhet ti pranoni ato në rast se dëshironi të vazhdoni me përdorimin e platformës tonë. Ju do të jeni i lidhur me rregullat dhe kushtet tona pasi që thyerja e tyre do të penalizoj llogarinë tuaj si dhe për raste të rënda ju do të lajmëroheni edhe në polici.
    Ne duam që në platformën Frixton Games të ndiheni të sigurtë dhe të postoni ide dhe talentin e juaj, por, ne do të vëzhgojmë gjat tërë kohës çdo përdorues dhe nëse thyhen rregullat dhe kushtet tona atëherë do të suspendoheni apo edhe të largoheni përfundimisht nga platforma jonë. Ne nuk do të mbajmë përgjegjësi për asnjë postim, por, ne do të largojmë secilin që thyen rregullat dhe kushtet tona. Pas çdo suspendimi do të vijë edhe njoftimi se përse jeni suspenduar dhe do të keni mundësin të na shkruani në rast se ne kemi vepruar gabimisht, por, në rast të mbylljes së llogarisë tuaj nga ana jonë pasi që keni shkelur rregullat dhe kushtet e mbylljes së llogarisë ju nuk do të keni mundësi të ktheni llogarinë tuaj apo të krijoni llogari të re me të njëjtin identitet, edhe nëse në llogarinë tuaj keni kredite (F-Coins) ju do ti humbisni të gjitha.

    Ne do të punojmë shumë për të ofruar produktet tona në mënyrën më të mirë, por, të gjitha produktet tona nuk janë pa gabime dhe ne nuk do të ju garantojmë se ato çdo herë janë të sigurta apo të pa thyeshme ose pa gabime. Ne nuk mund ti parashikojmë se çfarë përdoruesi i platformës tonë bën apo shpreh, pra, ne nuk jemi përgjegjës për asnjë veprim të përdoruesve tonë ne platformën Frixton Games, por, ne do të ndëshkojmë secilin përdorues që thyen rregullat dhe kushtet tona deri ne largimin e përhershëm nga platforma jonë.

    Ne ju jemi mirënjohës për çdo sugjerim për platformën tonë dhe produktet tona dhe ju duhet ta dini se ne mund ti shfrytëzojmë ato sugjerime pa asnjë kompensim për ju dhe nuk e kemi fare obligim ti mbajmë ato konfidenciale.

    Ne i posedojmë të gjitha të drejtat për platformën tonë dhe jo përdoruesi. Përdoruesi do ti ketë te drejtat e tij vetëm për krijimet e tija unike.

Njoftimet
Shëno të gjitha si të lexuara
Nuk ka njoftime të reja!