<
x
Kohështrirja Llogaria

Politikat e Privatësisë

Publikuar me: 05/09/2022

FRIXTON LLC POLITIKAT E PRIVATËSISË


Privatësia e përdoruesve është shumë e rëndësishme për Frixton LLC funksionuar si Frixton Games (“ne”, “neve”, ose “e jona”), dhe ne e marrim shumë seriozisht. Si një vizitor në web faqen tonë, www.frixton.games, ju do të pajtoheni me rregullat dhe kushtet e kësaj Politike të Privatësisë, e cila spjegon se si ne i marrim, përdorim, apo shfaqim dhe mbrojmë të dhënat tuaja personale. Nëse keni ndonjë pyetje apo shqetësim, ju lutem rishikoni këtë deklaratë të privatësisë.


Çdo ndryshim tek kjo Politikë e Privatësisë mund të ndodhë gjatë çdo kohe për çfardo qëllimi. Nëse data e kësaj Politike të Privatësisë “Publikuar me” ndryshon, ne do të ju njoftojmë. Është përgjegjësi e juaja të rishikoni Politikat e Privatësisë gjatë tërë kohës që të familjarizoheni me to si dhe të jeni në dijeni të çfardo ndryshimi ose shtimi në këtë Politikë.


Ju duhet të rishikoni Politikat e Privatësisë gjatë tërë kohës për të qenë në hap me çfarëdo ndryshimi. Nëse vazhdoni të përdorni këtë Faqe pas datës së caktuar të Politikës së Privatësisë së publikuar, ju tani më i bie se keni lexuar dhe kuptuar Politikat tona të Privatësisë dhe se keni pranuar ndryshimet e Politikave tona të Privatësisë.


 


 


MBLEDHJA E TË DHËNAVE TUAJA


Në mënyra të ndryshme, ne mund të marrim informacion për ju nga ju. Ne mund të mbledhim këto lloje të informacioneve:


Kur ju regjistroheni në Platformë ose merrni pjesë në aktivitete të ndryshme në lidhje me Platformën, si chati online dhe mesazhet apo grupet e mesazheve, ju vullneratisht na ofroni të dhënat e juaja idenfikuese personale, si emrin tuaj, adresën tuaj, adresën tuaj elektronike, numrin tuaj të telefonit, si dhe informacione demografike si moshën tuaj, gjinin, qytetin, shtetin dhe interesimet tuaja. Megjithatë, nëse ju nuk na jepni ndonjë informacion tuajin personal, ju mund të ndaloheni të përdorni ndonjë shërbim të Platformës tonë.


Serverët tanë mund të mbledhin informacione si IP Adresën tuaj, llojin e shfletuesit tuaj, sistemin operativ, kohën kur ju qaseni si dhe faqet që ju keni parë para dhe pas qasjes tuaj në Platformë.


Emrin tuaj, emrin identifikues (username) të rrjeteve tuaja sociale, lokacionin, gjinin, datëlindjen, adresën elektronike, foton e profilit, dhe të dhënat publike për kontakt mirren nëse ju vendosni të lidhni llogarinë tuaj me rrjete sociale si Facebook, Instagram, Twitter etj.


Nëse përdoni faqen përmes telefonit, ne mund të mbledhim të dhëna si ID-në e pajisjes, modelin, dhe prodhuesin, si dhe të dhëna mbi lokacionin e pajisjes tuaj.


Lidhja e llogarisë tuaj në shërbime tjera dhe lejimi për çasje nga pala e tretë, si të dhënat personale ose kontaktet në rrjetë janë të referuara si “Pala e tretë”.


Kur ju participoni në turnire ose anketa, ju mund të pyteni të ofroni emrin tuaj, email adresën dhe të dhëna tjera personale.


Platforma jonë ofronë kohështrirjen që mundëson publikimin e tekstit, imazheve dhe videove si dhe linqeve. Linqet mund të bashkangjiten në postim duke përdorur F-Coins. Megjithatë, kur ju vendosni të përdoni vecoritë e vendosura ju pranoni që ne nuk marrim përgjegjësi dhe e kuptoni që ne nuk do të mbajmë përgjegjësi rreth asaj se çka ju vendosni të postoni, por, ne do të mundohemi të monitorojmë çdo gjë dhe të heqim çdo gjë që shkel rregullat dhe kushtet tona.


 


PËRDORIMI I TË DHËNAVE TUAJA


Duke na dhënë të dhënat tuaja të sakta na lejon neve të zhvillojmë eksperiencë sa më të mirë, efikase dhe të personalizuar.


Veçanërisht, ne mund të marrim të dhënat tuaja për ti përdorur në Platformë për:




  • Krijim dhe menaxhim të llogarisë tuaj.




  • Përpilimin e statistikave të të dhënave anonime dhe analizimin për përdorim të brendshëm ose me palën e tretë.




  • Ofrimin e marketingut të targetuar, kuponave, gazetave, dhe të dhëna tjera në lidhje me promocionet dhe të Platformës tek ju.




  • Te ju dërgojm Email në lidhje me llogarinë tuaj apo porosinë.




  • Për ta mundësuar komunikimin përdorues me përdorues.




  • Për të bërë apo menaxhuar blerjet, porositë, pagesat dhe të gjitha transaksionet tjera në lidhje me Platformën apo produktet e saj.




  • Për të krijuar profil të përsonalizuar për ju në mënyrë që experienca juaj në platformë të jetë sa më e mirë për ju.




  • Për të rritur efiçiencën e platformës si dhe përdorimin.




  • Monitorimin dhe analizimin e aktiviteteve në mënyrë që të përmirsojmë eksperiencën tuaj në platformë




  • Të të njoftuar me përditësimet në platformë.




  • Të ofruar produkte të reja, shërbime si dhe rekomandime për ju.




  • Të përformuar aktivitete të biznesit sipas nevojës.




  • Për të parandaluar transaksionet mashtruese, monitorimin kundër vjedhjeve si dhe mbrotje ndaj aktiviteteve kriminale.




  • Procesim të pagesave dhe rimburësimeve.




  • Të kërkuar rekomandime si dhe për të kontaktuar ju në lidhje me përdorim të platformës.




  • Zgjidhjen e konflikteve dhe diagnostifikimin e problemeve.




  • Tu përgjigjur për kërkesat e clientëve në lidhje me shërbimet dhe produktet.




  • Të dërguar informacione.




 


SI PËRDOREN TË DHËNAT TUAJA


Të dhënat tuaja personale nuk shpërndahen me askënd asnjëherë. Megjithatë, ne mund të shpërndajmë të dhënat tuaja me palën e tretë për shërbime që na ofrohen nga ta për ndihmesë, si psh: transport, procesimin e pagesave, marketing dhe reklamim, adresa elektronike, tekst si dhe tjera komunikime, aplikacione, pagesa, biznes si dhe mbeshtetje në inventar, fotografi dhe ueb faqe, aplikacione, platformë, cloud, ruajtje të të dhënave si dhe shërbime tjera teknike. 


Ne gjithashtu mund ti shpërndajmë informacionet tuaja në mënyrë që ato të jenë: (1) në përputhje me ligjet federale shtetërore ose lokale, (2) në përputhje me një hetim civil kriminal a thirrje civile penale ose me një rregullatore nga autoritetet federale shtetërore ose lokale, (3) në bashkëpunim me agjensionet e zbatimit të ligjit në investigimin (hetimin) e veprimeve  ose aktiviteteve, ku ne në mënyrë të arsyeshme dhe me besim të plotë mendojmë që mund të shkaktoj ndonjë shkelje të ligjeve federale, shtetërore ose lokale; ose (4) në detyrë dhe mbrojtje  të kërkesave ligjore.


Ne po ashtu mund të shpërndajmë informacione jo-personale me palët e treta që ofrojnë dhe mirëmbajnë shërbimet në emrin tonë ose na asistojnë për të analizuar se si shërbimet tona janë duke u shfrytëzuar, për derisa informacioni juaj është i pa identifikuar.


Ne nuk jemi përgjegjës për veprimet e palës së tretë me të cilët ju ndani të dhënat personale ose të ndjeshme dhe ne nuk kemi autoritet të menaxhojm apo kontrollojmë se çfarë bënë pala e tretë.


Nëse ju dëshironi të largoni abonimin tuaj për adresë elektronike ose forma të tjera të komunikimit prej palës së tretë, ju duhet ti njoftoni ata personalisht.


Ne mund të përdorim shërbimet e palës së tretë për qëllim të pagesave duke përfshirë Paypal dhe Stripe. Në lidhje me këtë, informacioni juaj për pagesa është i gjithi në dorën e palës së tretë (Stripe dhe Paypal). Ne nuk ruajm e as nuk mbledhim asnjë informacion në lidhje me këtë.


 


TEKNOLOGJITË PËR GJURMIM


Cookies dhe Web Beacons


Ekziston një numër i madhë i teknologjive që ne i përdorim në Platformë për ta përmirësuar eksperiencën tuaj, duke përfshirë cookies, web beacons, tracking pixel si dhe teknologji të tjera. Teknologjia për gjurmim nuk përdoret për të mbledhur informacione personale kur ju vizitoni Platformën. Cookies pranohen në mënyrë automatike në shumicën e shfletuesëve. Megjithatë, ju duhet të jeni në dijeni se me fshirjen ose refuzimin e cookies mund të ketë ndikim në funksionimin e Platformës. Web beacons nuk mund të fiken. Por cookies mund të cilësohen si të pa nevojshme duke i fikur të gjitha cookies ose duke përditësuar parametrat e shfletuesit tuaj për të njoftuar secilën herë kur një cookie është ofruar, ju mund ti pranoni ose refuzoni cookies veç e veç duke i ndryshuar këto opcione. 


Ju duhet të jeni në dijeni që nëse përdorni një pajisje të re, instaloni shfletues të ri, aktualizoni shfletuesin ose fshini a i ndryshoni parametrat e cookies në shfletuesin tuaj mund të fshijë të dhënat e ruajtuara si cookies, plug-ins ose parametra.


Aktivizimi/fikja e cookies në Platformën tonë do të ndikojë në shpejtësinë e funksionalitetit të faqës tonë. Pra nuk preferohet, megjithatë, disa cookies nuk mund të fiken përndryshe Platforma bëhet e papërdorshme.


 


SIGURIA E TË DHËNAVE TUA


Të dhënat tua mbrohen me metoda të sigurisë administrative, teknologjike dhe fizike. Ju lutem keni parasysh se, pavarësisht përpjekjeve tona më të mira, asnjë masë sigurie nuk është e përsosur ose e thyeshme dhe asnjë mënyrë e transferimit të të dhënave nuk mund të garantohet prej çdo përgjimi ose keqpërdorimi që mund të ndodhë. Çdo e dhënë që publikohet online mund të keqpërdoret nga kushdo që ka qasje në internet. Ne nuk mund të garantojmë që të dhënat tuaja personale do të jenë plotësisht të sigurta.


 


POLITIKA PËR FËMIJËT


Fëmijët nën moshën 18 vjeç nuk mund të bëjnë pagesa direkt, por, ata duhet të asistohen nga një person çoft prindi ose kujdestari i tyre dhe ky person duhet të ketë një llogari të verifikuar në plaformën tonë në mënyrë që të kryej pagesa për ta, dhe ky person duhet të jetë 18+ vjeç dhe të ofrojë ID-n e tij ashtuqë të mund të bëjë pagesa në emër të dikujt tjetër.


Para se të krijoni një llogari, Frixton kërkon që përdoruesit të jenë 13 vjeç ose më shumë (në disa juridiksione, mosha minimale mund të jetë më e madhe). Llogaria e krijuar me të dhëna të rrejshme është në kundërshtim me rregullat dhe kushtet tona. Llogaritë e krijuara në emër të dikuj tjetër nën moshën 13 vjeçare janë të përfshira në këtë kategori.


 


KONTROLLI MBI VECORITË DO-NOT-TRACK (MOS-GJURMO)  


Nëse dëshironi të mbani të fshehtë aktivitetin privatë tuajin online, ju mund të aktivizoni opsionin “Do Not Track” (DNT) në shumicën e shfletuesëve dhe në disa sisteme operative në telefonat mobil. Për momentin nuk ka teknologji standarde për të identifikuar dhe aplikuar sinjalet DNT. Kështuqë, ne nuk i përgjigjemi sinjaleve DNT të shfletuesit ose ndonjë teknologjie tjetër që shpreh automatikisht preferencën tuaj për të mos u ndjekur në internet. Në momentin që vendoset një standard për monitorim online, ne do të përditësojmë Politikën e Privatësisë që të pasqyrojë atë ndryshim.  Ju nuk do të mund të merrni pjesë në platformën tonë si dhe në produktet tona nëse krijohet llogari në emër të dikujt nën moshën 13 vjeqare.


 


OPSIONET LIDHUR ME TË DHËNAT TUAJA


Të dhënat e llogarisë


Ju mund ti qaseni dhe të modifikoni të dhënat e llogarisë tuaj kurdo duke përdorur njërën nga këto mënyra:




  • Kyçeni në llogarinë tuaj dhe ndryshoni të dhënat sipas nevojës 




  • Duke na kontaktuar me njërën nga metodat e listuara më poshtë




Me kërkesën tuaj, ne do ta çaktivizojm dhe fshijmë llogarinë tuaj dhe të gjitha të dhënat e lidhura me të. Për të parandaluar mashtrimin, për të identifikuar problemet, për të ndihmuar në çdo hetim, për të zbatuar Rregullat dhe Kushtet tona dhe/ose për të përmbushur kërkesat ligjore, ne mund të mbajmë disa të dhëna në dosjet tona deri në një moment të caktuar.


 


Këto politika të privatësisë gjithashtu do të aplikohen në lojën tonë Pishpirik dhe në të gjitha produktet që ne mund të sjellim në të ardhmen.


 


Adresat Elektronike dhe Adresat Fizike


Gjatë hapjes së llogarisë në Platformë ose kur të kyçeni në llogarinë tuaj, ju mund të caktoni preferencat tuaja për të mos pranuar njoftime me email ose me metoda tjera nga ne.


Ju mund të kontaktoni me ne duke përdorur detajet e ofruara më poshtë.


Ju duhet të kontaktoni direkt palën e tretë nëse nuk dëshironi më të merrni njoftime, email ose komunikime të tjera prej tyre.


 


NA KONTAKTONI


Nëse keni ndonjë pyetje ose koment rreth kësaj Politike të Privatësisë, ju lutem na kontaktoni në:


Frixton LLC


7319 MATTHEWS MINT HILL RD


Charlotte, NC


Prishtinë, Kosova


+1 704 287-3197


+383 44 693 139


[email protected]

Njoftimet
Shëno të gjitha si të lexuara
Nuk ka njoftime të reja!