<
x
Kohështrirja Llogaria

Udhëzuesi Për Pishpirik

Pishpirik Angry
1. Si të luani Pishpirik?

Loja e Pishpirikut luhet me dekun standard të 52 letrave. Letrat që numërohen janë 25 të cilat do ti cekum më poshtë. Lojtari që merr shumicën e letrave (27+) në fund do i marrë edhe 3 pikë shtesë, pasi ka marrë shumicën e letrave.

Në në vijim do ti cekim hapat një nga një se si luhet loja dhe ku të fokusoheni më shumë që të fitoni më lehtë. Lojën e fiton lojtari që mban mend letrat të cilat kan kaluar në mënyrë që të mos hedh letër të cilat kan gjasa më shumë kundërshtari ta ketë në dorë. Natyrisht se nuk ka të bëj vetëm me fat.

2. Shpërndarja e Letrave

Para se loja të filloj, të gjitha letrat përzihen së bashku dhe ai i cili e nis lojën i pari duhet ta filloj hedhjen e letrave (Nuk ka rëndësi se kush fillon hedhjen e letrave për të fituar apo humbur rundin).

Një letër do të vendoset me fytyrë ndërsa 3 të tjera mbrapsht mbi te duke lënë që ajo letër të duket.
Letrat shpërndahen nga 4 për secilin lojtar deri kur nuk ka më letra pas çdo turni.

Pishpirik Opponent
3. Letrat që njihen

Vetëm 22 letra njihen nga totali që janë 52. Ai i cili i merrë shumicën (dmth 27+) do ti marrë edhe 3 pikë shtesë në fund të lojës. Në rast se letrat mbesin 26 me 26 atëherë 3 pikët shtesë digjen.

Letrat që njihen nga 1 pikë
Pishpirik Cards that counts 1
Letra që njihet 2 pikë
Pishpirik Cards that counts 2
Pishpirik Move
4. Lëvizja Pishpirik

Pishpirik quhet kur kundërshtari hedhë letrën në mes dhe nuk ka letra tjera në tavolinë dhe ju e posedoni atë letër, dhe momentin që e merrni këtë letër me të njëjtën letër tuajen bëhet Pishpirik dhe numërohet 10 pikë për cilen do letër, ndërsa për Jack (Xhanarin) numërohet 15 pikë.


Pishpirikat mund të rrëzohen!

Për çdo pishpirik që keni zënë dhe çdo pishpirik që e bënë kundërshtari juaj, nga një pishpirik i juaji rrëzohet dhe anasjelltash, prandaj duhet ti mbani mend letrat mirë në mënyrë që ta evitoni hedhjen e letrës që ka gjasa ta ketë edhe kundërshtari juaj.

Njoftimet
Shëno të gjitha si të lexuara
Nuk ka njoftime të reja!