<
x
Kohështrirja Llogaria
#Rreth Nesh

Të bashkojmë lojtarët është misioni ynë!

Frixton Games është një platformë si për lojëra online ashtu edhe për aktivitete të jetës reale. Ne ofrojmë platformën më të mirë dhe me një përvojë të mahnitshme për përdoruesit, kështu që ju nuk do të humbisni asgjë.

Po kërkoni një mik për të luajtur futboll ose thjesht për të ecur? Platforma e Frixton Games ju lejon të gjeni njerëz pranë jush që kanë interes për një aktivitet të tillë.

6.9k+ 6.9k+
Përdorues
197.6k+ 197.6k+
Lojë të Luajtura
1.4k+ 1.4k+
Reagime në Poste
4.1k+ 4.1k+
Shkëmbime të Mesazheve

Ekipi Ynë

Ekipi ynë është një grup i profesionistëve, talentëve, kreatorëve me plot personalitet dhe pa ego, me ide të ndryshme por me një qëllim të përbashkët: Të krijojm një platform e cila do të ju shërbej lojtarëve qofshin ata sportist ose të lojrave online si vendtakim për ta.

Secili në rolin e tij, antarët e ekipit tonë do të japin nga vetja e tyre më të mirën për të arritur synimet dhe idetë e shumta që kemi.

Ky ekip gjithashtu synon të rritet duke i bashkuar zhvilluesit e lojrave për synime edhe më të mëdha në zhvillimin e lojrave online dhe ideve që mund të jenë kontribut i rëndësishëm edhe në sportet elektronike edhe në sportet reale në të ardhmen.

Lojërat e ardhshme

Lojra të tjera po vijn...

Loja e parë online që po lançojmë është Pishpirik, një lojë që luhet prej kohësh në Ballkan dhe tashmë është e disponueshme në platformën tonë, ku mund të gjeni miq të rinj dhe të luani me të gjithë, si dhe të merrni pjesë në turne me mundësi për të fituar shpërblime.

Komuniteti Ynë

Një ekip aktiv monitorues siguron që komuniteti ynë të mbetet miqësor dhe i pastër. Ndjenja e të qenit pjesë e një ekipi është gjithmonë shumë më e këndshme sesa të luash vetëm, kështu që ju do të mund të gjeni njerëz të tjerë që duan të luajnë lojën tënde të preferuar me ty.

Nëse ftoni miqtë tuaj ose takoni të rinjë varet nga ju. Me Pishpirk, ju mund të luani kundër një kundërshtari të rastësishëm ose të ftoni një mik dhe t'i tregoni atij/asaj që e sosni n'kit sport ;) (le edhe shokun t'fiton kaniher, LOL).

Komuniteti Ynë
Dyqani Ynë

Dyqani Ynë

Nuk kërkohet asnjë pagesë për të përdorur platformën tonë dhe madje lojërat mund t'i luani pa kufizime, por, në rastet kur ju dëshironi një profil më tërheqës, atëherë keni edhe opsione me pagesë që e zgjerojnë mënyrën e ndërveprimit me lojtar të tjerë si dhe kozmetikat në lojra që të bëheni më atraktiv gjatë lojës.

Duke përfunduar sfidat që ju shfaqen në lojra, ju mund të fitoni F-Coins (monedha jonë virtuale) ose mund t'i blini ato nga platforma jonë ose aplikacioni Pishpirik. F-Coins ju nevojiten vetëm nëse dëshironi të keni një profil më të personalizuar me dizajn të dhomës, karta ose stile tuaja të preferuara kur bëni pishpirik.

Njoftimet
Shëno të gjitha si të lexuara
Nuk ka njoftime të reja!